Këngëtarja me reputacion botëror Dua Lipa, ka shprehur mbështetjen e saj për komunitetin LGBT+ në Kosovë në nisjen e Javës së Krenarisë që nisi sot më 3 qershor.
Kjo javë është një ngjarje e rëndësishme për të festuar dhe përkrahur të drejtat dhe liritë e komunitetit LGBT+ në vend.
“Urime Muajin e Krenarisë Kosovë”, shkroi ajo në një ripostim në llogarinë e saj të Instagramit, ku ndau me ndjekësit rrëfimet e katër artistëve ‘queer’ në Kosovë, të publikuara në platformën e saj Serivce95 vitin e kaluar.
Lipa njihet si përkrahëse e madhe e këtij komuniteti.