Dua Lipa mahnit me paraqitjen në Met Gala 2024

By

Këngëtarja shqiptare me popullaritet internacional, Dua Lipa ka qenë një nga yjet që mbrëmë shkëlqyen në evenimentin e Met Gala 2024.

Lipa, bëri të gjithë ta kthejnë kokën për ta parë, derisa dukej mahinetese në tapetin e kuq me një fustan të disnejuar nga Marc Jacobs.

Bizhuteritë e Lipës përfshinë një gjerdan të thjeshtë prej platini dhe ari të verdhë 18 karatësh, i kompletuar me një diamant mbi 8 karat dhe diamante prej mbi 22 karatësh gjithsej.

Kjo mbrëmje shënoi vitin e tretë të pjesëmarrjes së Lipës në Met Gala.

Vitin e kaluar, ajo veshi një fustan ballor Chanel bardh e zi, të kompletuar me diamantin e ri të aso kohshëm, Legendary të Tiffany & Co.

Artikuj të ngjashëm