Mbrëmë Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat 2:1, që i siguroi Anglisë finalen e madhe të Euro 2020, e cila do të mbahet të dielën në Wembley Arena në Londër.
Këtij suksesi i është gëzuar këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila jeton dhe vepron në Angli.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Dua shihet duke festuar me miqtë e saj, e veshur me ngjyrat e flamurit anglez, ndërsa në dy faqet e saj kishte vizatuar simbolin e flamurit.
“Po vjen në shtëpi,” kishte shkruajtur artistja në mbishkrimin e fotove. /Prive.al
View this post on Instagram