Vetëm një ditë më parë, raporti mes Rita Orës dhe Dua Lipës zuri vend në mediat më prestigjioze britanike.
Ato, analizuan rivalitetin dhe arsyet që shkatërruan miqësinë mes vajzave nga i njejti vend, nga e njejta shkollë e me të njejtin rreth të miqve.
Kjo u bë shkas që gazetari Adriatik Kelmendi, autor i ‘Rubikon’ të hapë një sondazh për të matur preferencën e kosovarëve mes Ritës dhe Duas.
Me një diferëncë të theksueshme 59-41, nga 1,400 vota, ka fituar Rita dhe duket që kjo si ka pëlqyer aspak Duas.
Ajo e ka hequr gazetarin nga lista e njerëzve që ndjek në Tëitter, siç ka bërë të ditur vetë ky i fundit.
‘Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën!
Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.
Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfolloë në Tëitter.
Tregojini që unë nuk kam faj – ju keni votu’ – deklaron Kelmendi në postimin e bërë.
Kush do thoshte? /Prive.al