Vet familja e saj është detyruar ta lëshojë Kosovën gjatë viteve të 90-ta, për një jetë më të mirë në Perëndim.
Dhe si shumë shqiptarë të tjerë, edhe Dua Lipa ishte nga ata që u rrit jashtë vendlindjes dhe e ka përjetuar edhe të qenit refugjat.
Këngëtarja me famë botërore tashmë është angazhuar edhe me UNICEFIN për t’iu ardhur në mbrojtje fëmijëve të cilët nuk kanë mbështetje dhe detyrohen të ikin nga shtëpitë e veta për shkak të luftës.
“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Lebanon me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Ne jemi prapa jush”, ka shkruar Lipa. /Prive.al