Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa ka shuar zërat që qarkulluan së fundmi duke pretenduar se ajo dhe i dashuri i saj, Callum Turner janë ndarë.
Lipa s’e ka komentuar kurrë publikisht një ndarje me Turner.
Por ajo zgjodhi t’i demantojë aludimet duke postuar një fotografi me të dashurin e saj.
Në imazhin e ndarë në llogarinë e Instagramit, Dua dhe Callum shihen duke vallëzuar bashkë në festën e ditëlindjes së superyllit të muzikës.
Qofshit gjithmonë bashkë, Dua dhe Callum!