Dua Lipa e ekzaltuar për suksesin e radhës të “Don’t Start Now”

By

Ishte kënga me të cilën Dua Lipa hapi atë që ajo quan një “epokë e re”.

Kënga na japi shijen e parë të asaj se si do të tingëllojë albumi i saj i ri “Future Nostalgia” – që sjell tingujt nostalgjik të diskos së viteve të ’70-ta.

Kënga ka dy muaj që është publikuar në platformën e Youtube dhe numëron më se 100 milionë klikime.

Pikërisht kjo arritje e shtyu këngëtaren që një postim t’ia kushtojë këtij suksesi duke shkruar:

“Videoja e “Don’t Start Now” ka arritur 100 milionë shikime !! Ju faleminderit shumë për dashurinë dhe përkrahjen!”

Artikuj të ngjashëm