Shumë është folur e akuzuar për blerje të shikimeve në estradën shqiptare. Fenomeni tashmë i ditur për të cilin kanë komentuar edhe disa prej emrave të skenës është rikthyer sërish në vëmendje.
Ka një javë që Dua Lipa ka publikuar videoklipin e hitit ‘Blow Your Mind (Mwah)’ në kanalin e saj në Youtube me çerek milioni ndjekës.
Me trendin e vendosur nga estrada shqiptare, Dua definitivisht do zhgënjehej! Kënga ka arritur ti grumbulloj 1,404,743 klikime vetëm një jave pas publikimit të saj , ndryshe prej shumë krijimeve muzikore shqiptare të cilat një milionëshin po e kapin brenda dy, apo në rastin më të ‘keq’, tre ditësh.
Pavarësisht këtij fakti, Dua po vazhdon të ketë suksese te medha sa i perket koncerteve dhe dje sapo ka permbyllur turin e saj veror. /Prive.al