Të dielën, më 3 prill, Dua Lipa iu bashkua bashkëpunëtores Megan Thee Stallion në skenën në Las Vegas për të paraqitur çmimin për Artistin më të Mirë të Ri.
Yjet e “Sweetest Pie” kishin veshur të njëjtat fustane Versace, me Lipën e veshur me doreza latex deri në bërryl dhe një parukë të gjatë bionde.
Vetë Donatella Versace madje bëri një paraqitje për të dalluar dy veshjet.
Momenti ishte një rikrijim i paraqitjes së Mariah Carey dhe Whitney Houston në MTV Video Music Awards 1998.
Ish-fitueset e Artistit të Ri më të Mirë (Lipa në 2019, Megan në 2021) i dhanë Olivia Rodrigo çmimin prestigjioz. /Prive.al