Këto ditë, ka pasur thashetheme se Chris Martin është parë duke u puthur me Dua Lipën në skenën e festivalit Glastonbury, gjatë fundjavës.
Por, 42 vjeçari, solisti i Coldplay, ka mohuar spekulimet se ai ka puthur 23 vjeçaren.
“Ne duam të konfirmojmë se Chris Martin dhe Dua Lipa nuk u puthën në Glastonbury dhe janë vetëm miq”, tha një përfaqësues i Chris në një deklaratë nëpërmjet Daily Mail.
“Ata të dy ishin në të njëjtën zonë me një grup të madh miqsh”, vazhdoi deklarata.
Mohimi i Chris Martin vjen disa javë pas lajmit se ai është ndarë nga aktorja Dakota Johnson.
Ndërsa ky lajm, vjen pak ditë pasi Prive zbuloi të dashurin e Dua’s – vëllanë e Gigi dhe Bella Hadid e më pas edhe nga mediat ndërkombëtare.
Megjithatë, sipas Martin, lajmi nuk është i vërtetë dhe të dy qenkan miq të mirë.