Dua e emocionuar në Kosovë: 2020 do të jetë vit i jashtëzakonshëm

By

Dua Lipa po ndjehet krenare për gjërat që ka bërë për vendlindjen e saj – vendin tonë, Kosovën.

Këngëtarja shqiptare, me famë ndërkombëtare, postoi fotografi nga konferenca e sotme në llogarinë e saj në Instagram, për t’ju falënderuar të gjithëve për mbështetjën për Sunny Hill Festival dhe për të thënë se viti i ardhshëm do të jetë i jashtëzakonshëm.

Më poshtë mund ta lexoni çfarë ka shkruar Dua:

“Aq krenare për të bërë gjëra të tilla me familjen time për qytetin tim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin në SunnyHillFestival dhe SunnyHillFoundation që na lejuan të bëjmë gjëra të tilla. Këtu jam me babanë tim Dukagjin Lipa dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, duke folur për të gjitha gjërat e festivalit, duke i dhënë përsëri komunitetit tonë. Jemi shumë të emocionuar për mundësinë e hapjes së një qendër arti dhe inovacioni në qytetin tonë. 2020 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm. Faleminderit”, ka shkruar Dua.

Artikuj të ngjashëm