Sot, në ditën e nënave, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë publikuar fotografi nga fëmijëria, për t’i uruar nënat me fjalët më të mira.
“Urime dita e nënave për heroinën time. Faleminderit që më mësove që shëndeti dhe lumturia vijnë të parat dhe se puna e pasioni i vështirë do të jenë gjithmonë forca lëvizëse për ëndrrat e mia. Të dua”.
Edhe Rita bëri njësoj përveç se ajo postoi më shumë fotografi të nënës.
“Gëzuar ditën e nënës për gruan më trime dhe të fortë që njoh. VeraOra, të dua nënë, faleminderit që më udhëzove në jetë dhe gjithmonë. Edhe sot e kësaj dite mësoj shumë nga ti”, ka shkruar ajo./Prive.al