Dua dhe Rita në të njëjtën tapet të kuq, nuk takohen bashkë por të gjithë sytë nga ato

By

Ishin bashkë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend.

Dy emrat më të mëdhenj shqiptarë, që së fundmi kanë pushtuar skenën muzikore botërore kanë parakaluar në të njëjtin tapet të kuq mbrëmjen e kaluar, gjatë ndarjes së çmimeve për yjet britanikë nga revista GQ.

Dua Lipa e Rita Ora, kanë zgjuar shumë kërshëri në opinionin publik për faktin që nuk flasin me njëra tjetrën ndërsa mbrëmjen e kaluar, jane ndodhur fare pranë njëra tjetrës.

Ndonëse nuk shkëmbyen asnjë fotografi e asnjë fjalë, vajzat po shkëlqenin dhe sytë ishin nga to.

GQ Awards 2018: Rita Ora dazzled onlookers in a shimmery gown

Rita Ora kishte zgjedhur të vishte një fustan të dizajnerit gjerman Philip Plein dhe po shkëlqente e tëra në këtë veshje glamuroze.

GQ Awards 2018: Rita Ora wore a one-shouldered gown for the event

Ndërsa Dua Lipa, mbante veshur fustanin nga marka Yives Saint Laurent, kushtonte gati 4000 euro ndërsa sandalet e lëkurës të së njëjtës firmë e të llojit Cassandra Sandal, kushtonin 895 euro, zbulon faqja e instagramit What They Wearing.

Ndërsa qershia mbi tortë, në këtë rast është byzylyku i markës Cartier i llojit Panthere, që kushton rrumbullak 84 mijë euro e ora e të njëjtës markë 19 mijë e 100 euro.

Ndërsa unaza e saj Juste Un Clou 2170 euro, e të tjera stoli që Dua mbante vënë, i gjeni më poshtë. /Prive.al

Image result for dua lipa gq

Artikuj të ngjashëm