Derisa Valza Zhegrova po përpiqej të xhironte klipin përballet me këtë pengesë nga Mixey!

By

Këngëtarja Valza Zhegrova, siç ka paralajmëruar edhe Prive ditë më parë, po bën këngën e saj të re.

Dhe bashkëpunimi është me reperin shqiptar Don Phenom, i cili së fundmi ka bërë goxha duete të suksesshme me emra të njohur të artisteve shqiptare.

Por, derisa këngëtarja po përpiqej të dilte sa më bukur në një skenë pranë një pamjeje fantastike me det, u përball me një pengesë.

Mixey, producenti i saj nuk ia kishte idenë e hapësirës dhe futet në kuadrin e kamerës derisa Valëza po vallëzonte e veshur me një kostum ngjyrë të kaltër.

Krejtësisht i hutuar, Mixey futet në skenën e xhirimit dhe më pas e kupton se është i padëshiruar në spot!

Epo, gjëra të tilla ndodhin gjatë xhirimeve…

Artikuj të ngjashëm