Dua bëri pite me Action Bronson, babai i saj vëren atë që të gjithëve na iku! (FOTO)

By

E bija e tij e famshme, përveç se po i dëshmon aftësitë në të kënduar, po i dëshmon edhe ato në të gatuar.

Dua Lipa, si e ftuar ne emisionin e shqiptarit të famshëm në Shtetet e Bashkuara, Action Bronson, ka vendosur të gatuajë pite, ushqimin më tradicional që do mund të zgjidhte.

Këngëtarja që ka publikuar edhe fotografi e video në profilin e saj në Instagram nga kjo mbrëmje e kaluar në emisionin Untitled Action Bronson, e ka treguar hap pas hapi procesin e gatimit të pites me spinaq.

Por përderisa ne ishim shumë të zënë duke u ekzaltuar që Dua po e promovon Kosovën e ushqimin tradicional në botë, është babai i Duas, Dukagjin Lipa ai që ka vërejtur diçka më të pazakontë në tavolinën e punës!

Në govetën ku ishte përzier spinaqi me djathin, ka fare-fare pak spinaq e shumë djathë, që s’do e bënte më piten me spinaq ta mbajë këtë emër!

“A jeni të sigurt se ajo që keni në pjatë është spinaq?”, ka shkruar Lipa, në profilin e tij në Facebook. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm