Dren Abazi do ta mbajë në Shkodër koncertin që e ëndërroi gjithmonë

By

Këngëtari kosovar, Dren Abazi, ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert në qytetin e Shkodrës në Shqipëri, më 7 Maj.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është një ëndërr e tij e kamotshme që të ketë një koncert të tillë.

“Shumë i lumtur për një andërr qe po bëhet realitet. Koncert me orkestër të plotë simfonike dhe kor, me 90 + muzicient në skenë, nën dirigjimin e maestrove Jetmir Barbullushi dhe Gjon Shllaku”.

“Një natë si asnjëherë tjetër, në djepin e artit dhe kulturës, Shkodër. Ju pres të gjithëve, me padurim!”, ka shkruar Abazi.

Artikuj të ngjashëm