Drejtoreshë për ngrohjen globale? Eli Fara thyen heshtjen

By

Së fundmi, është raportuar gjerësisht se për 8 vite me radhë këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë pagë nga shteti si e “punësuar” në Ministrinë e Mbrojtjes në Shqipëri për pozitë të drejtoreshës ndonëse nuk ka ekzistuar fara kjo pozitë.

Ajo gjithashtu me para të taksapaguesve shqiptar ka realizuar dhjetëra udhëtime “zyrtare”.

Pas vitit 2009, pretendohet se këngëtarja u emërua si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

Pas raportimeve, këngëtarja Eli Fara ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke mohuar të gjitha pretendimet.

“Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!”, shkruan ajo.

Në postimin e gjatë, ajo më tej sqaron se gjithë jetën ka punuar fort në muzikë për të përballuar komoditetin e saj.

“Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!
Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!
/Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Eli Fara (@elifaramari)

 

 

Artikuj të ngjashëm