Drama Tea-Beart: Zhvillimi më i fundit shton dyshimet për ndarje

By

Ka disa ditë që po përflitet mbi një krisje në romancën Tea – Beart.

Kjo nisur nga postimet e çiftit që vetë i kanë hapur rrugë këtyre thashethemeve.

Tea befasoi kur u shpreh që nuk ka qenë e lumtur për ditëlindje, teksa Bearti më pas ‘goditi’ me një postim që idenë kryesore e kishte mesazhin se “është e gabuar kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”.

Mbrëmjen, Bearti e ka kaluar në shtëpi kurse Tea ka postuar fotografi nga “Four Points by Sheraton” në Prishtinë, menjëherë pas kthimit nga Stambolli, ku në dy ditët e fundit nuk kanë shfaqur asnjë shenjë se janë bashkë, duke ditur se ata janë shumë publik me lidhjen e tyre.

Një detaj që shtoi edhe më shumë dyshimet, ishte fakti se ata të dy nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Por një zhvillimin i fundit në llogarinë e Teas në Instagram, duket se konfirmon zërat. Ajo ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Beartin, duke lënë vetëm një që promovon një produkt. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Tea (@tea.trifoni)

Artikuj të ngjashëm