Drama: A u ribashkuan Blero me Afronën?! Kjo është e vërteta

By

Zhgënjyen shumëkë prej fansave kur u ndanë rreth një javë më parë por për adhuruesit e çiftit Blero Muharremi dhe Afrona Dika, ka lajme të mira.

Pasi filluan ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram sot në mëngjes si indikacion i qartë, zhvillime të reja kanë arritur të mësohen nga Prive.al.

Nga burime pranë dyshes, tashmë vetëm se është konfirmuar ribashkimi i Bleros dhe Afronës pas rreth nëntë ditësh krizë kogja të thellë që u reflektua edhe në rrjete sociale me kunja dhe postime indirekte.

Si çdo çift tjetër, edhe Blero me Afronën kanë mospajtimet e tyre por të cilat ishin të thella në krisjen e fundit. Duket se edhe këtë kanë vendosur ta lënë prapa krahëve, për t’i dhënë një tjetër shansë lidhjes së tyre.

Se sa do iu rezistojë, mbetet ta shohim me kohën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm