Ndërsa bota po karantinon gjatë pandemisë së koronavirusit, Drake u ndje i frymëzuar për te postuar disa fjalë motivuese për ndjekësit e tij në Instagram.. krahas fotografive të para të djalit të tij, Adonis.
Ai postoi gjithashtu edhe nje foto ku duken si familje së bashku me nënën e djalit të tij, ish e dashura e reperit, Sophie Brussaux.
“E dua dhe më mungon familja ime e bukur dhe miqtë e mi, dhe mezi pres ditën e gëzueshme kur të gjithë jemi në gjendje të ribashkohemi”, shkroi ai.
Drake për herë të parë e pranoi se është baba i fëmijës në qershor të vitit 2018 përmes këngës “Emotionless”.
“Shihni mënyrën se si jetojmë / Nuk po e fshehja fëmijën tim nga bota / Po e fshehja botën nga fëmija im”, është një pjesë e tekstit të këngës në fjalë.