Reperi kanadez, Drake, njihet për simpatinë e tij ndaj basteve.
Ai publikisht ka pranuar se luan me baste shumë, sidomos kur ekipet e tij të preferuara shfaqen në fushë.
Mbrëmë pas mesnate, Argjentina luajti ndaj Kanadasë, në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, dhe Drake nuk hezitoi të renditej në anën e vendlindjes së tij.
Ai vuri bast 300 mijë dollarë se Kanada do të mposhtë Argjentinën.
Për fat të keq të reperit, Kanada u mposht bindshëm nga Argjentina e Messit, me rezultat 2:0.