Doktoresha Rezana Saraqi duke përfaqësuar Kosovën në një nga kongreset më të mëdha të mjekësisë estetike në mbarë botën.
Doktoresha e stomatologjisë dhe mjekësisë estetike është në mesin e kirurgëve dhe injektuesve më të njohur ndërkombëtarisht në Kongresin që po zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.
Komiteti Shkencor i Kongresit që po zhvillohet për herë të tretë ka ftuar disa nga ekspertët më të shquar ndërkombëtarë në botën e estetikës, luftimit të plakjes dhe dermatologjisë për të ndarë përditësimet më të fundit në këto fusha.
Programi do të përfshijë një kombinim të ligjëratave, diskutimeve në panel dhe punëtorive praktike, duke prezantuar teknikat më të fundit në inovacionin në mjekësinë estetike me një fokus të veçantë në lazer/pajisje, dermatologji dhe kozmeceutikë.
Për më shumë detaje nga Kongresi, pjesëmarrjen e Doktoreshës Saraqi mund ta ndiqni në Instagram @dr.rezanasaraqi