Pas një kohe të gjatë të “ngacmimeve” nga distanca, takimi më në fund ka ndodhur.
Reperi i njohur Don Xhoni është bërë bashkë me modelen ruse Ariana Lirey, e cila në rrjete sociale prej kohësh është shprehur e gatshme mes tjerash edhe për të mbajtur mbiemrin e tij.
Takimi ka ndodhur në Dubai, meqenëse Don Xhoni nuk mund të shkojë fizikisht në Moskë, ndonëse me muzikën e tij ka depërtuar prej kohësh.
E gëzuar nga takimi, Ariana në fotografinë jashtë Armani Hotel në Dubai është shprehur:
“Falemnderit që je, dashuria ime. Të dua bulochka [bukë ruse] im i madh”
Sigurisht, ata nuk do e lënë me kaq. /Prive.al