Përderisa vëmendja është tek ndarja, Blero befason me lëvizjen e sontme

By

Një kohë e kaluar me miqtë, i mbyllur diku në shtëpi?! Kjo mund të jetë zgjedhja e shumë meshkujve pas ndarjeve të mëdha në jetën e tyre, por nuk po vlen për Bleron!

Këngëtari që prej bërjes publike të lajmit se është ndarë nga Afrona, pa shumë zhurmë të paktën publikisht, situatën e ka menaxhuar mjaft mirë.

Punëve nuk i është ndarë për asnjë çast teksa kohë i ka kushtuar edhe vetes në fitness.

Por sonte, duke mos dashur të humb nga planet e tij, Blero me bashkëpunëtorët e kahmotshëm ka nisur të vizuelizoj projektin e tij të ri që pritet të publikohet shumë shpejt.

Mbetet të shihet tematika e këtij projekti teksa vlen të nënvizohet fakti se shumica e projekteve të Bleros që kanë ‘dhezur’ viteve të fundit, ishin ato që përfliteshin si dedikim për ish-bashkëshorten Teuta Krasniqi.

A po vjen një NUN 2 apo këngëtari s’do e stërzgjasë dramën edhe në muzikë?! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm