Reperi Don Xhoni që është bërë senzacion në këtë periudhën e fundit ka gati një projekt të ri, që duket do të jetë tërësisht origjinal.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Don Xhoni në llogarinë e tij në Instagram ku ka treguar se me 14 Qershor lansohet kjo këngë.
Kjo prurje do të mbaj titullin “Tjera llafe” por që nuk ka dhënë më shumë detaje mbi të.
Kurioziteti është tejet i madh për këtë produksion, pasiqë të gjithë jemi sy e vesh për të parë se çfarë do të na servoj Xhonatani./Prive.al