Don Xhoni u bë i famshëm gjatë karantinës vitin e kaluar pas paraqitjes së tij në emisionin Gjoni Black.
Pas asaj dite, reperi mori mbështetje të madhe nga artistët dhe fansat të cilët sot i falënderoi publikisht.
Ai kujtoi kohën kur ndiqej nga vetëm 400 njerëz ndërsa sot numëron plot 400 mijë ndjekës në Instagram.
Reperi tha se ndjehet mirënjohës dhe nuk do të ndalet asnjëherë duke sjellë projekte të reja./Prive.al