Këngëtarja e famshme amerikane Britney Spears, u përmend për fejesë dhe ishin fansat e saj ata që nisën spekulimet.
Por këngëtarja 37 vjeçare dhe i dashuri i saj, 25 vjeçari Sam Asghari nuk janë fejuar sic u supozua!
Revista amerikane People e ka konfirmuar se ata definitivisht nuk janë fejuar, dhe unaza që nxiti raportimet për fejesë gjatë premierës së filmit Once Upon a Time in Hollywood, nuk është unazë fejese por thjesht një stoli që këngëtarja e vuri për qejf.
Dyshja megjithatë, kanë nisur t’i bëjnë gjërat serioze sa i përket lidhjes dhe janë duke dalë gjithnjë e më shumë bashkë, konfirmon People, transmeton Prive. /Prive.al