Të gjithë në një moment të fëmijërisë sonë kemi imagjinuar se mund të jemi Adelina – ndryshe nuk ishte as Teuta Krasniqi.
Ajo së fundmi foli për fëmijërinë e saj në emisionin e Adelina Krasniqit dhe para saj performoi këngën “Do të bëhemi milioner” teksa ia bashkëngjiti edhe koreografinë origjinale.
“Kur jam kanë e vogël krejt kemi pas idol Adelinën. Edhe e mbaj mend kasetën “do të bëhemi milioner”, A don ta këndoj. A don me koreografi?”, i ka thënë Teuta Adelinës dhe ka filluar ta këndojë këngën e saj.
Këngëtarja ka treguar se çdo ditë e ka imituar këndimin dhe kërcimin e Adelinës.
“Aq e njohur jam bërë në mahallë sa më kanë ftu në ditëlindje më ka thirrë e kam këngdu edhe e kam ba koreografinë. Unë kam dashtë mu kanë Adelina. Edhe sot i di ato këngë. Ti ke qenë inspirim për krejt. Unë prej atëherë e kam ditë që kam dashtë me qenë në skenë”, tha Teuta.