Kanye West mendon se do të mbetet ‘i pastrehë brenda një viti’ pasi t’i kthejë të gjitha pronat e tij ‘në kisha’.
Reperi 44 vjeçar ka krijuar pasuri të madhe falë karrierës së tij muzikore, por ai ka vendosur që të gjitha shtëpitë e tij luksoze po i konverton për të luftuar ‘sundimin kapitalist’.
Ai tha: “Ne jemi nën sundimin kapitalist dhe kjo po na vret. Është koha për ta ndryshuar këtë. Unë do të jem i pastrehë pas një viti. Do t’i kthej të gjitha shtëpitë që kam në kisha. Ne po bëjmë jetimore dhe do të jetë një vend ku çdokush mund të shkojë”.
Kanye më pas shpjegoi se ai është në procesin e ndërtimit të jetimores dhe se nevojat themelore duhet “të jenë gjithmonë të disponueshme”.