Do donit të shihnit si xhirohet një klip? Cozman na e tregon nga puna e tij (VIDEO)

By

Pas projektit muzikor në një bashkëpunim grupi, ku erdhi me kolegët nga labeli “Baba Stars”, reperi Cozman, po vjen tani i vetëm në një këngë.

Disa nga skenat se si po e xhiron klipin e ri, Coz i ka publikuar përmes një videoje në profilin e tij në Instagram.

Nga ajo që shihet në pamjet e kësaj videoje, duket që spoti i këngës do jetë interesant, ndërsa kënga e tij për të cilën s’ka treguar se kur publikohet, do quhet “Një natë”.

Përndryshe, reperi po vazhdon që të mbajë statusin single, ndërsa pak ditë më parë nga paparacit e gazetës Panorama në Shqipëri, ai u fotografua nën shoqërinë e një vajze bionde.

Megjithatë, relacioni në mes tyre mbeti i paditur. /Prive.al

The Making Of….. #NiNat @maxproductional

A post shared by COZMAN (@cozman) on

Artikuj të ngjashëm