Djemve të ‘Babastars’ nuk iu ndahen gratë as në koncerte

By

Një periudhë të gjatë të fillimit të lidhjes e kaluan duke u fshehur nga syri i publikut dhe ekspozimi i tepërt.

Por, tash e një kohë, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca që edhe pritet të martohen shfaqen vazhdimisht bashkë.

‘Ndarje’ nuk ka as në koncerte.

Marina e cila tashmë ka përfunduar një kapitull mbi dhjetë vjeçar në Top Channel duket se ka gjetur pak kohë për të mos munguar  në koncertet e Getit.

I tillë ishte koncerti i mbrëmshëm në kryeqytet ku në fakt, Geti nuk ishte i vetmi nga ‘Babastars’ që po shoqërohej nga personi i zemrës.

Me grua ishte edhe Albert Krasniqi, i cili ka ndarë një imazh me ndjekësit në rrjete sociale ku shfaqet me personin e zemrës, ish-Miss Kosovën Besa Gashin dhe Getin me Marinën. Një kujtim i bukur… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm