Pas qëndrimit në Kosovë ku edhe realizoi projekte të reja muzikore të cilat e rikthyen pas një pauze relativisht të gjatë, Kaltrina Selimi i është rikthyer Londrës atje ku edhe jeton.
Me më shumë kohë për dalje dhe relaks në kryeqendrën britanike, as postimet nga këngëtarja nuk po mungojnë.
Megjithëse nuk e ka fshehur djalin, Tristanin, nga periudha e fotove kishte kaluar një kohë deri tek postimet më të fundit shkruan Prive.al.
E ajo që ka rënë në sy ishte rritja e shpejtë e bukuroshit i cili pothuajse nuk njihet me kohën e para disa muajve kur edhe janë shkrepur imazhet.
Kujtojmë se në një intervistë për emisionin Prive, Kaltrina javë më parë deklaroi se pas lindjes së djalit, momentalisht nuk e ka në plane të saj të afërta një shtatzëni të re. /Prive.al