Rita Ora u bën thirrje udhëheqësve botëror që të mbrojnë fëmijët (VIDEO)

By

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka publikuar videon zyrtare të Rita Orës teksa ishte në Kosovë në kuadër të këtij misioni.

Ora në këtë video tregon kohën kur është larguar nga Kosova, duke thënë se tani këtu fëmijët kanë mundësi për të  ardhmen.

“Ndihem e prekur dhe e frymëzuar duke punuar për UNICEF-inë dhe duke takuar fëmijë dhe familje këtu në Kosovë ku jam lindur. Duket sikur shumëçka ka ndryshuar këtu që nga fëmijëria ime. Kur isha një vjeç, familja ime u larguar nga shtëpia për shkak të konfliktit, në kërkim të sigurisë dhe mundësive për të ardhmen”.

“Sot, Kosova është në paqe dhe me shumë fëmijë kanë qasje në kujdes cilësor shëndetësor, vijojnë shkollën dhe kanë mundësi që zëri i  tyre të dëgjohet”.

Rita më tej ka deklaruar se viti 2019  është vit i rëndësishëm për fëmijët anembanë botës.  Ky vit shënon 30 vite që nga premtimi i bërë nga udhëheqësit botëror për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijë për Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve”.

“Teksa shikojmë progresin që është arritur deri më tash për fëmijët, teksa shikojmë progresin që është arritur deri më tash për fëmijët, është po ashtu e rëndësishme ta pranojmë se shumë vajza dhe djem Këtu në Kosovë dhe në mbartë botën janë të lënë jashtë”.

“Këtë vit, unë i bashkohem UNICEF-it për t’iu bërë thirrje udhëheqësve që ta përforcojnë përkushtimin e tyre për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve. Për çdo fëmijë, çdo e drejtë”, ka thënë Ora në Facebook.

Artikuj të ngjashëm