Djali i Argjentinës që tash ka zgjedhur profesion (VIDEO)

By

Nëna e tij është e famshme, e tani vëmendjen e faqeve rozë po e merr edhe Noah.

Ai është djali dy vjeçar i këngëtares Argjentina Ramosajt, që rrezaton me ëmbëlsi dhe çiltërsi.

Argjentina shumë shpesh tregon momente nga jeta e saj familjare me Noan, duke treguar se është një nënë e përkushtuar e cila edhe karrierën e saj muzikore e ka lënë paksa anash për t’iu dedikuar të birit.

Dhe tashmë ai duket se ka një talent. Por nuk është muzika.

Noah ka realizuar një punim arti dhe videon e ka publikuar vetë Argjentina në llogarinë e saj në Instagram, duke thënë se “kjo është piktura e tij e parë”.

Në video Noah duket tejet i përqendruar derisa tërheqë vijëza në letrën e bardhë me plot ngjyra, ndërsa Argjentinës i ka dalë punë ta pastrojë.

Gjithsesi, bravo Noah!

Noah’s first painting???‍?

A post shared by Argjentina Ramosaj (@argjentinaramosaj) on

Artikuj të ngjashëm