DJ i njohur kosovar bëhet pjesë e labelit më të madh në botë (FOTO)

By

DJ Drop G, është bërë pjesë e labelit Spinnin’ Records, kompani që njihet si më e madhja në përfaqësimin e DJ/Producerëve, në botë.

Spinnin’ Records është label në të cilin zhvilluan karrierë edhe emra të njohur të muzikës në botë si Calvin Harris, Avicii tashmë i ndjerë dhe Martin Garrix.

Drop G, fillimisht ka lansuar një projekt të rij remix në bashkëpunim me Labi Ramaj, i cili poashtu është kosovar por jeton në Norvegji.

Drop G, nga muaji qershor pritet të fillojë me publikimet e projekteve të tij me artistë të njohur ndërkombëtarisht nga Spinnin’ dhe Warner Music Group.

Gjithë ky depërtim, u bë i mundur nga Leaf Managment drejtuar nga Hajriz Bajrami, kompani e themeluar në Kosovë që përfaqësonte edhe DJ-në e njohur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm