Dizejnatorja Elisabetta Franchi spikatë këtë këngëtare shqiptare (FOTO)

By

Me punën e saj, ajo është një pikë globale e referencës kur është fjala tek moda dhe veshjet.

Kreacionet e dizejnatores italiane Elisabetta Franchi herë blihet e herë kopjohen edhe nga fytyrat publike shqiptare.

E nga të gjitha, Elisabetta Franchi ka veçuar një për ta pëlqyer.

Fjala është për Rezarta Shkurtën e cila do të shfaqet në emisionin e Jonida Shehut me një fustan të dizejnatores italiane.

Postimi i videos përmbledhëse nga prapaskenat e emisionit, postuar nga Rezarta është pëlqyer nga profili zyrtar i Elisabetta Franchi që numëron afro dy milionë ndjekës.

Kjo ka befasuar edhe vetë këngëtaren shqiptare e cila ka pasur një pyetje në mendje: ‘Më bëjnë sytë apo Elisabetta Franchi sapo më bëri like’.

Mesa duket, një gjë e tillë është e vërtetë dhe nuk ka asnjë dyshim që ndër qindra postime ku dizejnatorja etiketohet në baza ditore pëlqimin këtë herë e ka rezervuar për Rezarta Shkurtën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm