Ditëlindje e martesë: Dy festa në një ditë për Almeda Abazin?!

By

Ka kohë që nëpër media shqiptare e turke qarkullon lajmi se çifti i njohur Almeda Abazi e Tolgahan Sayışman ditën e 13 shkurtit të këtij viti do të shënonin dy ngjarje mjaft të mëdha.

Bëhet fjalë për ditëlindjen e 25-të të Almedës si dhe ditën e martesës së çiftit por që për një gjë të tillë deri më tani nuk ka ende asnjë lëvizje.

Almeda ditët e fundit është parë në SHBA krahas mamasë së saj e ky fakt duket se jep një lloj paralajmërimi se martesa e ‘proklamuar’ do të ketë ndonjë datë tjetër.

Sidoqoftë nëse do të ketë ndonjë risi në këtë aspekt natyrisht se do ju informojmë menjëherë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm