Ish Miss Kosova, Arbnore Ademaj sot feston ditëlindjen.
Bukuroshja nga Peja mbush 30 pranvera.
Një ditëlindje e tillë jubilare s’kishte se si të mos shënohej në mënyrë të veçantë.
Për Arbnoren është përgatitur një festë nga miqtë e saj ku gjithçka duket të jetë menduar në detaje, nga dekori deri tek këngëtarja.
Ish Miss Kosova është befasuar me prezencën e këngëtares Shkurte Gashi si befasia e ditëlindjes që garanton një atmosferë për t’u mbajtur në mend.
Një reportazh nga kjo festë vjen të Shtunën në Prive.