Ditëlindja e Bleros: Afrona si gjithnjë, romantike në urim

By

I fejuari i saj po feston ditëlindjen e tij të 40-të dhe ndryshe nga viti i kaluar, kësaj here s’ka marrë një festë të madhe për surprizë.

Këngëtari i njohur Blerim Muharremi po feston ditëlindjen dhe urimi i parë për të ka ardhur nga e fejuara e tij, modelja Afrona Dika.

Pavarësisht krizave në çift dyshja po ia del mbanë të rrinë bashkë, duke sfiduar distancën që nganjëherë ua vështirëson vazhdimin e lidhjes disa vjecare.

Afrona kësaj here, ka publikuar një set imazhesh nga çdo pushim në të cilin ka qenë me Bleron dhe e ka uruar partnerin e saj, me fjalë dashurie.

“Urime ditëlindjen për dashurinë time të vërtetë! Ti më njeh më së miri dhe i di ëndrrat e mia. Festofshim shumë ditëlindje bashkë”, ka shkruar modelja. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm