Ditëlindja e babait të ndjerë: Vesa Luma zë në befasi familjen me veprimin e fundit

By

Dita e sotme për këngëtaren Vesa Luma është me shumë rëndësi për faktin se babai i saj i ndjerë do festonte ditëlindjen.

E në këtë ditë ku fizikisht janë të ndarë, këngëtarja nuk është mjaftuar me ndonjë përkujtim por ka publikuar të plotë një projekt muzikor.

Kënga e titulluar ‘Kam mall’ i dedikohet babait të këngëtares dhe siç ka treguar vetë Vesa në Instagram, realizimin e ka bërë pa dijeninë e plotë të rrethit familjar por vetëm të bashkëshortit, e regjisorit dhe fotografit që kanë asistuar në kompletimin e projektit.

Kujtojmë se lidhja e Vesës me babain ka qenë gjithmonë e fortë teksa si kujtim, edhe djali i saj mban emrin e gjyshit, të kthyer prapa. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm