Dita e sotme në familjen Haradinaj duhej të ishte ditë feste sikurse edhe vitet tjera kjo pasi djali i politikanit të njohur Ramush Haradinaj feston ditëlindjen.
Por këtë herë duket se festa nuk do të jetë e njejtë. Ramushi siç e dimë të gjithë ditë më parë u lirua me kusht pas arrestimit që i’u bë në Francë por pavarësisht kësaj ai duhet të qëndrojë atje deri në lirimin përfundimtar.
Ky vendim nuk i pëlqeu asnjë shqiptari të vetëm por familja është natyrisht ajo që e ndjenë mungesën e tij më tepër.
Sot kur djali i tij Trimi mbush 6-të vite, Anita bashkëshortja e politikanit e uron atë me disa fjalë që do e bënin secilin të qajë.
Ky është statusi i plotë i urimit të Anitës: “Trim edhe ne kete ditelindje jemi vet, njesoj si atehere kur linde, atehere kur mbushe nje vjec e si edhe sot!!!Historia po na perseritet shpesh por ne do t’i dalim zot historise!!! Te dua pafundesisht, te kam yll, drite, zemer e shpirt! Gezuar Ditelindja jeta jem!!! “
Shpresojmë që viti i ardhshëm t’i gjejë sa më të bashkuar familjen Haradinaj pasi jo vetëm atyre Ramushi po i mungon gjithë Kosovës. /Prive.al/