Will Smith festoi ditëlindjen e 50-të me stil.
Aktori s’do ta harrojë kurrë këtë ditë pasi zgjodhi një sport ekstrem si bungee jumping, jo ato standard që hidhesh nga ura por vendosi të fluturonte jashtë helikopterit pranë parkut kombëtar ‘Grand Canynon’ në Arizona, përcjellë nga familja e tij dhe miqtë.
Pak para kërcimit ai dukej nervoz, por i kaloi shpejtë.
Bashkëshortja e tij Jada Pinkett Smith dhe tre fëmijët e tij Trey, Jaden dhe Willow po e shikonin atë bashkë me mikun e tij Alfonso Ribeiro, shkruan BBC.
Kishte pak rrezik sepse helikopteri ishte vazhdimisht në lëvizje.
Por sapo ai kërcej, dukej se aktori harroi frikën dhe gjithçka çfarë po ndodhte.
Aktorin e uroi edhe Era Istrefi mbrëmë e cila e quajti atë ‘Legjendë e gjallë’.
Era u njoh me Will pas bashkëpunimit për himnin e Kampionatit Botëror në Rusi.
Shikojeni videon: