Konfirmohet: Shpat Kasapi në lidhje!

By

Këngëtari Shpat Kasapi jo rrallë është komentuar mbi lidhjet e tij të dashurisë.

Sidomos pas daljes nga lidhja e gjatë me Afërdita Dreshajn, pothuajse çdo fotografi e tij përkrah vajzave ka rezultuar e mjaftueshme për të bërë material mbi supozime të ndryshme.

E që prej herës së fundit me lidhjen që përfundoi me akuza të ashpëra, nuk kemi dëgjuar risi nga statusi i Shpatit.

E ky i fundit, ka vendosur që vetë të thotë fjalën e tij.

Përmes një statusi në rrjete sociale, ai ka pranuar se është në lidhje teksa shumë shpejt pritet edhe ta njoftojë publikun me personin e zemrës.

Nga fakti se këngëtari është bindur të bëj lidhjen zyrtare shumë shpejt, duket se kësaj rradhe kemi të bëjmë me diçka më serioze. /Prive.al/

l/

Artikuj të ngjashëm