Për ditëlindjen e saj të 23-të, ajo ka zgjedhur të vizitojë një vend shumë romantik, ku dorën në zemër pa një të dashur edhe nuk shkohet.
Por meqë edhe këtë vit u deklarua të jetë single, këngëtarja e famshme shqiptare Enca Haxhia, iku në kryeqytetin francez me miket e motrën e saj Uendin.
Ajo ka ca ditë që po qëndron atje, ndërsa mbrëmë ka nisur festën e ditëlindjes në një klub nate.
Këngëtarja po feston 23 vjetorin e lindjes së saj, ndërsa mbrëmjen e ka kaluar me miket e festën për ditëlindje e ka nisur pas mesnatës. /Prive.al