Dita ndërkombëtare e gruas pothuajse në shumë vende të botës shënohet duke protestuar për të drejta.
Protesta nuk mungon as në Kosovë por në një numër shumë të vogël. 8 marsi për gratë tona është festë gjithandej.
E tillë ishte edhe ky vit ku femrat kishin dalë për të festuar në restorante ku këndohej muzikë popullore nga Afrim Muçiqi, Teuta Selimi e Shyhrete Behluli.
Behluli u shpreh se ka vend për protestë por në të njëjtën kohë të paktën një herë në vit të jetë festë për gratë.
Teuta deklaroi se nuk e ka ndjerë asnjëherë se kjo ditë është një festë për të e ndërkaq Afrimi tha se gratë ka të drejta ma shumë se që duhet me pas./Prive