Për shumicën e njerëzve, koronavirusi nuk është çështje për të qeshur. Por ylli Korean i njohur si Jaejoong i grupit K-pop JYJ vendosi të bëjë një shaka pa kripë për 1 Prillin.
Në llogarinë e tij në Instagram ai pretendoi se kishte kontraktuar virusin duke shqetësuar kështu miliona fansa që e ndiqnin dhe shumë njerëz që e kishin takuar.
Mediat sociale shpëethyen si shenjë mbështetjeje për artistin dhe lajmi doli gjithandej, duke marrë parasysh që artisti është një figurë tejet e famshme në vend.
Pastaj, ai rrëfeu për shakanë në më pak se një orë më vonë. Mbështetja e fansave të tij u zëvendësua shpejt me zemërim të madh.
Disa orë pas përmbytjes me kritika nga miliona njerëz, ai çaktivizoi llogarinë.
Burimi: New York Times