Një nga filmat e preferuar të fëmijërisë tonë po rikthehet!

By

Përflitet që Disney po rikthen filmin e animuar “Pinokio”, një nga të preferuarit e fëmijërisë tonë.

Po qarkullojnë thashetheme  se një nga të preferuarit e Hollywood-it — Tom Hanks — po mendon të luajë Xhepeton në filmin, Pinokio.

Njerëzit brenda industrisë thonë se negociatat për rolin janë akoma në një fazë të hershme. Sidoqoftë, ata thonë se pasi lexoi skenarin për Pinocchio, vetë Tom Hanks ka kontaktuar regjisorin Robert Zemeckis për t’i thënë që dëshiron të bëjë filmin.

Në fakt, Disney gjithmonë e ka dashur Tom Hanks si Geppetto. Deadline shkruan se gjigandi i studios iu afrua Tom vite më parë, por marrëveshja nuk u bë kurrë.

Ndërsa Disney po planifikon një xhirim për Pinokion që pritet të fillojë në vitin 2021.

Robert Zemeckis – regjisori prapa Forrest Gump dhe Cast Away, që të dy shfaqën Tom Hanks — do ta drejtojë filmin së bashku me producentët Andrew Miano dhe Chris Weitz. Disney do të rikrijojë Pinocchio klasik të animuar nga viti 1940. Përralla tregon historinë e një kukulle të gjallë që dëshiron të dëshmojë veten se është i denjë për t’u bërë një djalë i vërtetë.

Burimi: Bored Panda

Artikuj të ngjashëm