Dihet relativisht pak për atë që hanin paraardhësit tanë më të hershëm, por sipas studimeve të viteve të fundit thuhet se në menynë e të lashtëve kishte më shumë se thjesht një biftek vigan.
Dietat e njerëzve të hershëm ishin çuditërisht të ndryshme dhe se ato vakte të lashta mund të kenë përfshirë përgatitje më të sofistikuara sesa mendohej më parë.
Sipas një studimi të ri, neandertalët që jetuan 90,000 vjet më parë në një shpellë buzë detit në atë që sot është Portugalia, kapnin dhe hanin rregullisht gaforre, duke i pjekur në qymyr, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv
Zbulimi është domethënës sepse bazohet në prova që sfidojnë nocionin e vjetër se shija e ushqimeve të detit – të pasura me acide yndyrore omega-3 që janë të rëndësishme për rritjen e trurit – ishte një nga faktorët unik që e bëri specien tonë, Homo sapiens. më të zgjuar se sa homologët tanë të zhdukur të Neandertalit.
Ndërkohë, në Kenia, një tjetër gërmim arkeologjik ka zbuluar se homininët e hershëm ushqeheshin me hipopotam 2.9 milionë vjet më parë, duke therur kufomat me ndihmën e mjeteve të veçanta.