Çka po bën për trupin Tuna Sejdi?!

By

Të dielat mund të jenë pak të mërzitshme për shumë prej nesh por me gjasë asnjëherë jo produktive për këngëtaren Tuna Sejdi.

Teksa shumica pushojnë në shtëpi ose shpenzojnë kohë me familjen, këngëtarja ka vendosur prioritete tjera.

Ajo po e ushtron zërin e saj bashkë me tenorin Luan Durmishi i cili njihet për sukseset e tij në skenën e muzikës klasike europiane.

Në një prej postimeve më të fundit të saj, Tuna shfaq Durmishin që po e përcjell në piano teksa ajo që ka lënë përshtypje ka qenë lidhshmëria që ka bërë këngëtarja.

‘Zë për trupin, trup për zërin’ – ka deklaruar këngëtarja e cila tashmë e ka finalizuar baladën e re tek mjeshtri Flori Mumajesi me të cilin bashkoi forcat së fundmi pas shumë kohësh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm